"Demokracia është çështje vlerash", Demalia: Duhen ndryshuar aktorët politikë, nuk ka qarkullim elitash
Ilir Demalia në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora News ka folur për situatën politike në vend.
Demalia thotë se defekti më i madh që vuan Shqipëria sot, pas 30 vjetësh është fakti që nuk ka mundur të ndërtojë organizimin më elementar demokratik ët partive.
Demalia:"Defekti, ajo çka vuan sot Shqipëria në politikë është sepse gjatë gjithë këtij 30 vjeçari nuk kemi mundur të ngremë organizmin më elementar demokratik brenda partive. Nuk ka demokraci brenda partive. Ka demokraci në PS? Ku ke dëgjuar ti debate? Del flet Poturja dhe të tjerët vetëm duartrokasin. Imagjino kush drejton ASH, Skënder Gjinushi një batakçi që shet partinë të Tom Doshi.
Nuk ka konkurrencë dhe raport vlerash."
Demalia shprehet se demokracia është një çështje kulture dhe në vendin tonë nuk ka qarkullim elitash, ende janë të njëjtat figura politike pjesë të partive.
Demalia:"Nuk është demokracia një çantë që e merr me vete dhe hap demokracinë. Demokracia është çështje kulture. Fakti që ne kemi kryetar Kuvendi Gramoz Ruci, akoma është figurë me influencë Sali Berisha, akoma kemi të njëjtat fytyra në partitë e tjera. Nuk ka asnjë qarkullim elitash. Te në janë të njëjtit aktorë politikë, ose janë marionetat e këtyre aktorëve politikë."
Demalia shprehet se qëllimi i Amerikës është të luftoje korrupsionin dhe SHBA ka një strategji të cilën e ndjek.
Demalia :"Nëse do të flasim se qenka Sorosi, Berisha dhe gjithë këta të djathtët kanë qenë kundër Sorosit. Ajo që trumbetohet me të madhe në Shqipëri, është bërë bajat çështja e Sorosit. Sorosi nuk ka fuqi, nuk mund të blejë shtetin dhe politikën amerikane. Në politikën e vet Amerika ka një strategji të cilën e ndjek. Problemi është që këta duan të luftojnë korrupsionin në të gjitha vendet ku Amerika ka interesat e veta sepse qarkullimi i parasë ilegale, pastrimi i kësaj paraje pa ditur kanalet se ku shkon kjo para."
Përsa i përket deklaratave të zotit Lllala, mbrëmjen e djeshme 31 maj, Demalia u shpreh se do t'i kushtojë shumë LLallës, Berishës dhe demokratëve.
Demalia: "Patriotizmi është streha e fundit e horrave. Kjo kartë që luhet tani dhe me atë që Berishës ka dashur të mbrojë kufijtë e Kosovës janë shumë primitive. Nuk ka asnjë letër akoma që ka qenë një pretendim për një ndarje të tillë të Kosovës. Faktet fliten me letra. Ajo që bëri Llalla mbrëmë, që luajti kartën e presionit që kam dokumente do t'i kushtojë shumë Llallës, Berishën dhe demokratëve. Ai i bëri shantazh SHBA dhe Evropës. Nëse do të kishte materiale duhet të vinte në tavolinë me dokumente. Politika shqiptare ka qenë e korruptuar dhe për këtë arsye i ka toleruar ambasadorët dhe diplomatët e tjerë në Shqipëri, për të mbuluar korrupsionin."
Duhet të fillojë ndëshkimi i parë. Llalla ka pasuri që nuk i justifikohen, harroi luksin e vajzës së tij që doli në të gjitha mediet, por ai luajti kartën e fundit dhe unë mendoj që ajo dalje e Llallës ishte e shtyrë nga Berisha. Kjo do t'i kushtojë dhe opozitës. Një gjë duhet të jenë të qartë shqiptarët, që pas SHBA-së pa interesin amerikan në Ballkan Kosova sot do të ishte e spastruar. Shqipëria do të ishte në një gjendje dhe më të rëndë se kjo."
Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Xhuliana Zhuleku
