Ekzekutimi i boksierit në Greqi, policia kthehet në të kaluarën e tij, ja pistat e hetimit

Edhe pse ishte liruar nga të gjitha çështjet ligjore, ai mbante armë, frekuentonte vetëm disa vende të caktuara dhe stërvitej në një palestër në periferi të qytetit.

Hetuesit në Greqi po hetojnë  për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ekzekutimit të boksierit Tassos Berdesis me 14 plumba në Vari.

Hetuesit thonë me kuptim se nëse zbulojnë se nga çfarë frikësohej 39-vjeçari atëherë ata do të "zgjidhin" vrasjen.

Policia po skanon kamerat e zonës për të zbuluar se si mbërriti dhe u largua vrasësi me kallashnikov.

Ekzekutorët, të cilët po këqyrnin e dinin se rreth orës 9 ai do të largohej nga klubi i boksit dhe vendosën një pritë në të cilën ai mbeti i vdekur.

Pasi arritën në vendin e ekzekutimin me një SUV me ngjyrë të hapur, ata u afruan dhe para se 39-vjeçari të mund të reagonte, ata zbrazën kallashnikovin mbi të.