Video me “mafia” në TikTok, ILD kontroll në zyrë kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani
Burime për Ora News bëjnë me dije se në gjykatën e Elbasanit ka mbërritur ekipi nga ILD të cilët do të hetojë gjykatësen Enkeleda Kapedani.
Mësohet se ky ekip do të fotografojnë ambientet e zyrës se gjyqtares nga ku janë publikuar edhe një pjesë e videove të gjykatës.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë vuri nën hetim kryegjyqtaren e Elbasanit pas publikimit të disa videove ku ajo shfaqet në shkelje të etikës së godinës së drejtësisë.
Në një profil në rrjetin TikTok, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke bërë sfilatë në ambientet e gjykatës, ndërsa në zyrë dëgjonte këngë për mafian.
Nga ana tjetër, në një reagim Enkeleda Kapedani, ajo thotë se videot ja kanë publikuar për ta përbaltur.
E kontaktuar nga Ora News, gjyqtarja Kapedani nuk pranoi të komentojë nisjen e hetimit, por sa i takon videove pretendohej se ia kanë vjedhur dhe publikuar në rrjetet sociale për ta përbaltur.
"Nuk kam profil në aplikacionin TikTok. E gjitha është e inskenuar dhe e qëllimshme për të përbaltur figurën time. Për hetimin e ILD nuk kam asnjë koment”.

