Dosja “Gërdeci” dhe “21 Janari”/ Gjonaj: Presim rezultate të mira në 2021, SPAK i ka të gjitha instrumentat

Ministrja e Drejtësisë, i Ka kërkuar SP që të vijoje të këtë fokusin  tek goditja e korrupsionit në nivle të larta. Gjonaj  cilësoi si moment të rëndësishëm hapjen e dosjeve të 21 janarit dhe gërdecit, duke theksuar se tashmë drejtësia i ka instrumentat të punoje e pa varur.

Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve, Minmistrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se reforma ne drejtësi  ka shënuar rezultate të rëndësishme. Si moment të rëndësishëm, Gjonaj përmendi faktin e rihapjes së dosjes së gërdecit dhe 21 janarit, ndonëse nuk i përmendi me emër por i cilësoi si dosje të bujshme.

“Kemi pasur, rezultate shumë të mira në rihapjen e disa çështjeve shumë të rëndësishme, të cilat kishin kohë që flinin, në prokuroritë e mëparshme. Dhe shpresoj që këto rezultate pozitive që SPAK ka dhënë do të shënojnë rezultate më të mira për vitin 2021."

Ajo tha se lufta kundër korrupsionit ka qenë prioritet, ndërsa listoi si sukses sekusetrimin e apsurive të disa ish zyrtarëve të lartë të drejtësisë.

"SPAK ka pasur rezultate shumë të mira për sa  përket korrupsionit  në nivele të larta, edhe për sekuestrimin e pasurive të-ish funskionarëve të lartë të drejtësisë drejtësisë."

Gjonaj tha se këto përpjekje duhet të vijojnë, ndërsa kërkoi në veçanti nga SPAK që fokusin ta ketë tek korrupsioni në nivelet e larta përfshirë edhe  ata gjyqtarë e prokuror të cilëve  u janë kontaktuar shkelje gjatë procesit të vetingut

“SPAK të fillojë të vijoj hetimin e gjithë gjyqtarëve apo prokurorëve, për të cilët nga procesi i Vettingut ka rezultuar se ka prova ose fakte për vendosjen e pasurisë për shkak të korrupsionit."

Në Kosmionin e Ligjeve  raportoi edhe avokatja e popullit Erinda Ballanca. Kryetari i Komsionit Ulsi Manja, reagoi ashpër dhe e quajti të turpshme reagimin e institucioneve për rastin e Mirditës, ku 5 persona kishin abuzuar seksualisht me një 15 vjeçare.