Dyndje te pediatria, shtohen infeksionet, mjekja: 30 vizita në ditë
Shërbimi infektiv në pediatrinë e QSUT prej disa ditësh po përballet më një situatë të vështirë për shtrimin e fëmijëve që kanë nevojë për trajtim si pasojë e infeksioneve. Numri i lartë i vizitave raportohet edhe nga mjekët pediatër në qendrat shëndetësore, të cilat thonë se kryejnë rreth 30 në ditë ndërkohë që gjithë shtretërit janë të zënë.
Shërbimi infektiv tek pediatria e QSUT po përballet me një fluks të shtuar të pacientëve javët e fundit si pasojë shtimit të infeksioneve tek fëmijët. Të hënën rreth 40 shtretër ka në dispozicion ky shërbim ishin të zënë.
Mjekët thonë se problemet më të shpeshta ato të sipërme respiratorë, kolle, temperature dhe vështirësi në frymëmarrje.
Kjo situatë është thuajse e njëjtë edhe në qendrat shëndetësore, ku mjekët pediatër janë përballur me një numër të shtuar të vizitave.
Mjekja Besjana Hoxha thotë se kryhen mesatarisht 30 vizita në ditë.
“Kemi diku te rreth 1 muaj, një muaj e pak që është ndjerë një rritje e numrit të vizitave, nëse kishim një deri në 20 vizita në një ditë, aktualisht jemi deri në 30-35 vizita në ditë."
Shqetësimet më të shpeshta janë ato të shkaktuara nga virozat e stinës por edhe dhe infeksionet e veshit
“Virozat stinore, bronkitet, anginat, osilitet, dhe pjesa e otiteve që vjen dhe si pasoj e plazhi. “
Kjo situatë është karakteristike për stinën, si dhe nga ekspozimi i tepërt në ambientet me shumë persona.
“Humbja e barrierave mbrojtëse që ne kemi bërë në mënyrë të menjëhershme ka risjellë virozat e një numri goxha më të ndjeshëm tek fëmijët tanë. “
Simptomat e virozave te fëmijët i pohojnë edhe prindërit dhe gjyshërit, të cilët thonë se janë shqetësuar pas shfaqjes së temperaturës për disa ditë.
“Është zënë në grykë, ka pasur shumë temperaturë. Kam sjellë nipin, kishte temperaturë.”
Mjekët këshillojnë që prindërit të bëjnë kujdes me ekspozimin ne ambiente me shume persona dhe frekuentimin e plazheve.

