Erdogan arreston dhe ekstradon në Turqi, nipin e armikut të tij

Agjentët e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë, gjetën arrestuan e riatdhesuan nipin e Fethullah Gulen, rivalit të madh të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave të huaja, Ankaraja akuzon predikuesin mysliman me bazë në Sh.B.A. Fethullah Gulen për organizimin e një grushti shteti të dështuar në 2016 që la qindra të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. . Që nga viti 2016, Turqia ka arrestuar dhjetëra mijëra njerëz që dyshohet se kanë lidhje me Gylenin, i cili nuk ka pranuar asnjëherë që të ketë pasur gisht në atë ngjarje.

Agjencia e lajmeve shtetërore turke Anadolu njoftoi se Selahaddin Gulen u soll përsëri në Turqi nga agjentë nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT).

Ndërkohë deri më tani nuk dihet se në cilin vend është arrestuar, sakaq ende nëse operacioni i agjentëve të shërbimeve sekrete u realizua në marrëveshje me shtetin ku u bë ndalimi i tij.

Selahaddin Gulen akuzohet se i përket “organizatës terroriste FETO”, siç e quan Ankaraja lëvizjen e Fethullah Gulenit.

"Së shpejti do të njoftojmë kapjen e një anëtari shumë të rëndësishëm të FETO. Ai është në duart tona," tha Erdogan më 19 maj, një referencë e mundshme për Selahaddin Gylen.

Gulen, i cili jeton në Pensillvani të SHBA-së, këmbëngul se udhëheq një rrjet paqësor kompanish dhe organizatash bamirëse.

Që nga grushti i shtetit i dështuar, Turqia ka "riatdhesuar" dhjetëra njerëz të akuzuar për përkatësi në rrjetin e Gulen, pavarësisht pasojave që veprimet e tilla mund të shkaktojnë jashtë.