"Nuk dinim ku t'i fshihnim ", policia sekuestron shumën rekord, 5.8 milionë euro

Policia Metropolitane  e Londrës ka sekuestruar një sasi parash prej 5.8 milonë eurosh (të konvertuara në euro nga paundi britanik), pas një operacioni anti-drogë që po kryente në vend, nga ku janë dënuar tre persona.

Sipas policisë paratë ishin fshehur në një dhomë, nën krevat, në dollap, në çorape dhe brenda rrobave.

"Nuk dinim ku t'i fshihnim ", policia sekuestron shumën

Mediet britanike raportojnë se të arrestuarit kanë deklaruar se nuk dinin ku t'i fshihnin paratë, sepse ishin aq shumë, sa nuk gjenin vend ku t'i vendosnin.

"Ky është konfiskimi më i madh ndonjëherë i parave dhe besoj një nga më të mëdhenjtë  në shkallë kombëtare," tha në një deklaratë Kryeinspektori Detektiv Jason Prins, nga Komanda e Specializuar e Krimit.

"Nuk dinim ku t'i fshihnim ", policia sekuestron shumën

Mësohet se ngjarja ka ndodhur muajin qershor të vitit të kaluar, por çështja është zbuluar nga autoritete vetëm ditët e fundit, raporton CNN.