Nigeri/ Persona të armatosur rrëmbejnë rreth 150 nxënës nga shkolla islamike

Një bandë e armatosur ka rrëmbyer nxënësit nga një shkollë islamike në Nigeri, raporton Reuters.

Pronari i shkollës, Abubakar Tegina, thotë për Reuters se ishte dëshmitar i sulmit dhe vlerësoi se ishin marrë rreth 150 studentë. “Unë personalisht pashë midis 20 dhe 25 motorë me persona të armatosur rëndë. Ata hynë në shkollë dhe u larguan me rreth 150 ose më shumë studentë,” tha Tegina, e i cili jeton rreth 150 metra larg shkollës.

"Ne nuk mund të themi ende shifra konkrete."

Zëdhënësi i policisë së shtetit tha se persona të armatosur me motor sulmuan qytetin e Tegina rreth orës 3 pasdite të dielën. Ai tha se sulmuesit po "qëllonin pa dallim dhe rrëmbyen një numër ende të papërcaktuar të fëmijëve në shkollën islamike Salihu Tanko".

Tegina tha se nxënësit janë të moshës midis shtatë dhe 15 vjeç.

Nigeri/ Persona  të armatosur rrëmbejnë rreth 150

Një person u qëllua për vdekje gjatë sulmit dhe një tjetër u plagos rëndë, tha zëdhënësi i guvernatorit të shtetit.

Ai tha se 11 nga fëmijët e rrëmbyer u lanë të lirë nga personat e armatosur sepse ishin "shumë të vegjël dhe nuk mund të ecnin".

Grupet e armatosura që kryejnë rrëmbime për shpërblim monetar janë fajësuar për një seri sulmesh në shkolla dhe universitete në Nigerinë veriore muajt e fundit, duke rrëmbyer më shumë se 700 nxënës për shpërblim që nga muaji dhjetor, i vitit të kaluar.