Zelanda e Re/ Shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga shirat e dendur, evakuohen mbi 3 mijë familje

Zelanda e Re ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve që konsiderohen të rralla në 100 vitet e fundit.

Rajoni i Kantërbërit u godit më fortë nga shirat e rrëmbyer dhe parashikimet janë që në zonat e brendshme të bien deri 300 mm reshje.

Ujërat vërshuan në fundjavë në rrugët e banesat në lindje të vendit, duke detyruar evakuimin e mbi 3,000 familjeve.

Në disa zona ushtria ndërhyri me helikopterë.

Pati edhe femerë që rrezikuan jetën për të shpëtuar kafshët.

Zelanda e Re/ Shpall gjendjen  e jashtëzakonshme nga shirat e dendur,

"U shtriva në orën 10 të natës dhe nuk pashë shenjë lumi. Sot, në 6 të mëngjesit gjysmën e fermës e gjeta nën ujë."

Autoritetet thonë se dalja e lumenjve nga shtrati mbetet kërcënimi më i madh për komunitetin në qendër dhe lindje të Zelandës së Re.

Qeveria zelandeze, ndërkohë, thotë se është herët të flitet për dëmet por ka nisur t'u shpërndajë ndihmat e para më të prekurve.