Sulm terrorist në Kongo, humbin jetën 50 persona

Të paktën 50 njerëz u vranë të dielën mbrëma, si pasojë e dy sulmeve më Kongo.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët dyshojnë se autorë të sulmeve ka qenë një grup terrorist të lidhur me shtetin islamik.

Mësohet 28 njerëz u vranë në Boga dhe 22 në Xabi, dy fshatra rreth 10 kilometra larg njëri-tjetrit.

Një udhëheqës lokal fajësoi sulmet ndaj ADF (Forcat Aleate Demokratike), një grup islamik Ugandan i akuzuar për një seri masakrash gjatë 18 muajve të fundit.

Dy zyrtarë lokalë në Boga thanë se terroristët kishin sulmuar një kamp refugjatësh.