Tjetër atentat në Athinë, ekzekutohet me kallashnikov ish-boksieri i njohur

Mëngjesin e sotëm në Vari të Athinës është ekzekutuar me kallashnikov ish-boksieri Tassos Berdesis.
Saktësisht ngjarja ka ndodhur në rrugën Andrea Papandreou 22, dhe mësohet se vrasja është bërë për larje hesapesh, sipas Proto Thema.
Sipas autoriteteve, persona të panjohur e kanë qëlluar boksierin nga makina me kallashnikov.

"Në orën 9, dëgjova të shtëna armësh dhe supozova se do ishin fishekzjarrë. Unë nuk e njihja viktimën," tha një qytetar i cili ndodhej në zonë në momentin e vrasjes.
Mësohet se ish boksieri ka pasur lidhje me banda, ndërsa në vitin 2008 është dënuar për ccështje trafikimi.
Ai u arratis për një kohë, por përfundimisht vuajti një dënim me burg.
Forcat e policisë kanë nxituar në vend, ndërsa EL.AS.(policia greke) ka nisur hetimet për të gjetur autorët.