Aksident në aksin Mamurras-Laç, humb jetën drejtuesi i motorit
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 30 Maj 2021, 09:09
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Laç-Mamurras.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin Besim Seli, rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e drejtues të mjetit ,i cili është larguar nga vendngjarja.