Vlorë, makina përplas 10-vjeçarin në zonën e Plazhit të Vjetër
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 29 Maj 2021, 21:38
Një fëmijë 10 vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Ora News mëson se i mituri është përplasur nga një makinë tip 'Golf' në Plazhin e Vjetër, ndërsa kalonte rrugën.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në sallën e operacionit.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe pritet të dërgohet drejt Tiranës.
Vaksinohet Kate Middleton
29 Maj, 20:14
Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

