Durrës, dy vëllezër plagosen me thikë pas konfliktit

Dy vëllezër mbetën të plagosur me thikë në Durrës mbrëmjen e sotme, 29 maj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 plazh, pas një konflikti që të plagosurit kanë pasur me persona të tjerë.

Dy vëllezërit janë dërguar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore. Njëri mësohet se ka plagë më të rënda dhe është futur në sallën e operacionit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të plagosjes dhe identifikimin e autorëve.