Raporti për Metën/ Balliu: Komisioni Hetimor ilegjitim. Alket Hyseni s'përcakton se çfarë thotë Kushtetuta

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka komentuar raportin përfundimtar të komisionit për shkarkimin e Presidenti Ilir Metës.

Në një intervistë për RTV ORA, Balliu ëhstë shprehur se për Komisionin Hetimor duhet të nisë një hetim, pasi sipas tij ky i fundit është ilegjitim.

Më tej ai thotë se anëtari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni është denoncuar nga qytetarët si hajdut pronash dhe sipas ty ky i fundit nuk mund të përcaktojë se çfarë thotë Kushtetuta.

"E parë njëherë duhet të nis një Komision Hetimore për këtë Komision Hetimor, se ky Komision është në kundërshtim të ligjeve flagrante, sepse nuk mund të mblidhet një Komision Hetimor 4 muaj përpara se të vijnë deputetët e rinj në Parlament. Fakti është se të gjithë anëtarët e Komisionit nuk janë deputet. Individë të caktuar se Alket Hyseni që është denoncuar publikisht nga qytetarët si hajdut i pronave të tyre, nuk mund të përcaktojë se çfarë thotë Kushtetuta. Nuk ka as tagerin ligjor, as të drejtën ligjore dhe as kapacitete juridike për ta bërë një gjë të tillë.

Aq më tepër që ka një çështje në Gjykatën Kushtetuese përsa i përket atij Parlamenti në Tërësi është një Parlament anti-kushtetues.  Parlamenti ka më shumë se dy vjet që nuk është i plotë dhe nisur nga kjo ai Parlament  bie, për të mos folur për shkeljet që janë bërë të emëruar disa deputetë të cilët u faktua se ishin në shërbim të Partisë Socialiste. Shkelja sipas këtij Komisioni I legjitim, dhe duhet ngritur nga Parlamenti i ri një Komision Hetimor  për të hetuar si është mbledhur ky Komision dhe çfarë ligjesh ka shkelur. Qytetari duhet të jetë iu informuar pasi për këto Komisione paguhen me para të buxhetit të shtetit, të cilat i paguajnë qytetarët për t’u dhënë rroga shtesë."

Balliu, shton se është e drejta e Presidentit që të mbrojë votë, teksa shton se e gjitha kjo po bëhet për të mos diskutuar  sipas tij masakrën elektorale të 25 prillit.

E kuptoj se duan të marrin disa para shtesë meqë janë momentet e fundit si deputetë, duke vjedhur praktikisht nga buxheti i shtetit, duke shpikur dhe shpifur një Komision ndaj Presidentit të Republikës, dhe sipas tij Presidenti i Shtetit ka qenë i ashpër për të denoncuar vjedhjen së votës.

"Deklaratat publike të Presidentit ka qenë se kush prek votën e lirë duhet të dënohet. Këtu në Shqipëri regjimi kërkon të dënojë këdo që del kundër vjedhjes së votës dhe të promovojë çdo njeri që vjedh votën. Është absurd të thuash se ka shkelur Kushtetutën se ka mbrojtur votën. Mbi të gjitha është detyrë  e Presidentit të flasë për mbrojtjen e votës. Presidenti I Republikës është institucioni më i lartë i shtetit.  E gjithë kjo farsë po ndodh për të mos diskutuar për masakrën Kriminale antikushtetuese që ka bërë Edi Rama më 25 prilli, ku kutitë e votimit u mbushën nga krimi për të mbajtur krimin në pushtet."

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online Anila Kolgjini.