Lehtësimi i masave anti-covid, Rama: E dimë atë që bëjmë, s’do të biem në kurthin e euforisë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për lehtësimin e masave anti-covid.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se prej disa kohësh vendi ynë është në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës.
Më tej shton se e dinë se çfarë po bëjnë dhe se nuk do bien në kurthin e euforisë.
Postimi i Ramës
"Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!"
Komiteti i Ekpertëve në mbledhjen që zhvilloi ditën e djeshme vendosi zgjatjen me një orë të orës policore, nga 22:00 në 23:00.
Komiteti vendosi që nga data 1 qershor në stadium, teatro apo aktivitete të tjera kulturore do të lejohen spektatorë.
