“Mafia del rrugëve”/ Balliu: Qytetarët shqiptarë në 2021 jetojnë si në Itali në vitet ’80

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, është shprehet  kritik për SPAK, pasi sipas tij shumë çështje kanë mbetur në dosje, ku ka cilësuar atë të Saimir Tahirit, aferën e Unazës dhe përgjimeve të Bild.

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, Balliu, shprehet se qytetarët në vendin tonë po jetojnë si italianët në vitet ’80, pasi sipas tij mafia del rrugëve dhe krimi ndërton pallate.

"Nuk e di se çfarë po bën SPAK, më thoni ju se çfarë po bën me përgjimet e BILD. SPAK nuk duhet të humb kohë duke hetuar të vdekurit, le të hetojë të gjallët. Më thoni se çfarë po ndodh me çështjen e Saimir Tahirin, ska asnjë vendim Gjykate. Çfarë po bëhet me aferën e Unazës, janë prishur shtëpi, kanë bërë burg 312 persona. Kemi çuar falsifikime dekumentash për sekretarin e shtetit, ku, njeriu që u mor me këtë punë është de fakto kryetar Bashkie në Vlorë, Afrim Qendro. Shpresat tona janë të drejtësia, kemi të drejtë pyesim.

Këtu nuk duhet të ketë asnjë diskutim tjetër, përveç masakrës elektorale. Po nuk pate votë të lirë je kot, po spate të drejtën e votës nuk pyet njeri për hallet e qytetarëve. Prandaj qytetarët shqiptarë në 2021, jetojnë si në Itali në Itali në vitet “80, ku mafia del rrugëve, ku krimi bën pallate. Ku është hetimi për Ndranghetës, në vend që të ngrihet gjithë shteti në këmbë këta fshehin përfaqësuesin e Ndranghetës në Shqipëri.

Ai kryetari i SPAK ka qenë hetues i Enver Hoxhës dhe kam thënë le ti japim kohë, po zotëria duhet të japi performancë. Drejtësia vonon po nuk harron. Rruga e së drejtës është e gjatë, por rrugë tjetër për demokratët nuk. PD ka lindur nga vota e lirë."

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online Anila Kolgjini.