Situata e Covid-19/ 1 humbje jete, 21 raste të reja dhe 55 të shëruar në 24 orët e fundit
Një humbje jete dhe 21 raste të reja, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Berat me 4 raste të reja, duke vijuar me, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Maj 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 41
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,807
Testime totale 712,271
Raste pozitive 132,285
Raste të shëruara 129,097
Raste Aktive 740
Humbje jete 2,448
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 343
Korçë 91
Shkodër 82
Vlorë 40
Elbasan 36
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 27
Fier 18
Kukës 11
Durrës 16
Dibër 4.

