“Hapja e kutive ndihmon procesin”/ Meta: Opozita e pakënaqur nga vendimet dhe transparenca e KAS
Gerta Meta, drejtuese e ekzekutivit e shoqatës për kulturën Demokratik, shprehet se opozita është e pakënaqur nga vendimet dhe transparenca e KAS.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora Neës, me gazetaren Siklahada Shorja, shprehet se KAS pretendon se partitë politike nuk kanë arritur dhe nuk kanë sjellë asnjë provë konkrete, për problematikën që ata kanë paraqitur.
"Qytetarët janë të interesuar për të parë se si do të jetë rezultati zgjedhor që do shpallet nga KAS. Jemi në një ngërç, përpara se të shpallet për arsye të procesit të ankimimit. Ne e kemi ndjekur nga afër procesin dhe jemi në atë kohën tonë për t’I përpunuar dhe për të parë se si do jetë finalja dhe ajo që kemi merak është se si zbardhen vendimet e KAS. Ajo që vlen të thuhet është mënyra e komunikimit midis të KAS dhe përfaqësuesit ligjorë. Ka një lloj situate të tensionuar të komunikimit çka nuk I shërben situatës dhe asaj që ne të gjithë e presim, shpallja e rezultatit.
Natyrisht që akuza është shumë e fortë ndaj ankimuesve dhe i drejtohet procesit zgjedhor, dhe ky është një shqetësim që ne konstatojmë. Dimë se procesi do të zgjatet dhe nuk do ngelet këtu, pasi edhe Partitë e kanë deklaruar se janë të pakënaqur me vendimarrjen dhe me transparencën e vendimarrjes së KAS. E gjithë qasja është se çfarë po ndodh dhe sat ë vërteta janë të gjithë këto akuza. Natyrisht që tek qytetari shqiptar që ka qenë pjesë e procesit, natyrisht që është vota e tij që vihet në dyshim dhe është një përgjegjësi shumë e madhe.
Kemi parë që KAS ja dhënë një mesazh se Partitë politike nuk kanë arritur dhe nuk kanë sjellë asnjë provë konkrete më të gjithë problematikën dhe shqetësimin që ato kanë paraqitur. Është e pamundur që në logjikën e vendimmarrjes së KAS, PD apo kandidatët e pavarur nuk e kanë procedurën konkrete për t’ju drejtuar institucioneve që ata i listojnë dhe ua dërgojnë KAS që ta bëjnë këtë lloj procedure.
Fakti që një parti e madhe si Partia Demokratike loz me pretendimin e thotë vetëm në teori që ka një masakër dhe nuk e provon dot konkretisht duke i çuar këto prova në KAS, atëherë vendimarrja e KAS ka qenë ajo që ne kemi parë, që janë hedhur poshtë pretendimet. Nuk është shumë e qartë se çfarë duhet të ndodh me vendimarrjen e KAS, në lidhje me respektimin e këtij neni zgjedhor se kur duhet që KAS të marrë inciativën për të kërkuar prova në institucionet përkatëse.
Kemi një rinumërim vetëm në Durrës, por pretendimi i KAS është se janë elemente jothelbësore që e prekin në tërësi procesin dhe akoma më tej në pretendimin për të rifituar mandatin që ata pretendojnë që iu është marrë padrejtësisht ose u është deformuar gjatë rrugës. U pa se nuk u arrit që të realizohet fitimi i mandatit, me këtë lloj procedura të hapjes së kutive, dhe sa do të ishte kjo diferencën që do ndikonte në rimarrjen e mandatit nga LSI."
Më tej ajo thotë se besushmëria është e madhe tek institucionet dhe sipas saj, këto të fundit duhet të marrin masa ndëshkuese nëse identifikojnë raste konkrete për shkeljet zgjedhore.
"Besueshmëria është shumë herë më e lartë te institucionet e drejtësisë, tek funksionimi i shtetit të së drejtës, tek gjithë ajo çka ne po presim. E kemi marrë si një premtim masiv, nga Partitë politike dhe pikërisht që të identifikohet suksesi në drejtësi është pikërisht me funksionalitetin dhe ligjshmërinë e këtyre institucioneve siç është SPAK. SPAK duhet të duhet dy tre raste duhet ta bëjë publik duhet të japë masën e ndëshkimit.

