Shqetësohet Vuçiç: Mora informacione zyrtare, i lutemi Greqisë të mos e njohë Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i kërkon Greqisë që të mos e njohë Kosovën. Në një deklaratë për shtyp pas takimit me patriarkun dhe peshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, anëtarët e Këshillit të Ipeshkvijve, Vuçiç tha se ka marrë një njoftim zyrtar se Greqia synon të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.
Sipas Vuçiç, dhe Greqia i dha mundësinë për të hapur zyra tregtare Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi taksë për mallrat serbe.
“Të premten, ne u informuam zyrtarisht se Greqia do të përmirësonte marrëdhëniet e saj me Prishtinën në një nivel më të lartë, drejtorë politikë, i cili është personi më i lartë i mundshëm në nivelin e një ministri”, është shprehur ai.
Ai tha se situata është e vështirë për Serbinë, teksa ka shpreson që mes vendeve mos të ketë më shumë afrimitet, sepse hapi tjetër sipas tij do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.
“Situata është shumë e vështirë për ne. Ne e ftuam ambasadorin grek për një bisedë, por nuk morëm asgjë, sepse kemi besim në miqësi dhe shpresojmë që ajo të mos shkojë në masa dhe afrime të mëtejshme”, theksoi Vuçiç.
Gjithashtu ai ka theksuar se ka marrë mirëbesim për mosnjohjen e Kosovës, por shton se faktet tregojnë se ata po përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre .
“Në periudhën e ardhshme, unë pres më shumë vizita në Beograd dhe se gjithçka do të jetë presion. Do të ketë gjithashtu përpjekje për ta siguruar pavarësinë e Kosovës përmes iniciativave rajonale”, tha më tej presidenti serb.

