Vidhnin makina dhe shisnin drogë, shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, të përfshirë edhe shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2021, 22:21
Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me vjedhje me trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat greke bëjnë me dije të prangosurit, mes të cilëve ka edhe shqiptarë akuzohen për grabitje makinash “Smart” dhe shitje kokaine. Grupi i strukturuar,, akuzohet për grabitjet e më shumë se 12 automjeteve si dhe shitjen 480 kilogramë kokainë.
Ndërkohë mediat kanë publikuar dhe fotot e të arrestuarve, ku në mesin e tyre ka dhe vajza, por ende nuk sqarohet se cili ka qenë roli i secilit prej tyre në këtë grup kriminal.

