Vuçiç-ambasadorit francez: Jemi të gatshëm për kompromis me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç  këtë të enjte është takuar me ambasadorin e Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, ku kanë diskutuar në lidhje me dialogun me Kosovën.

Vuçiç në fjalën e tij është shprehur se gjithmonë janë të gatshëm për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të zgjidhur problemet me Kosovën. Ai gjithashtu ka thënë se do t'i përgjigjet ftesës nga Brukseli.

 “Vuçiç theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Francën për Serbinë, si në nivelin politik dhe ekonomik, si dhe tha se është i kënaqur me vëmendjen që presidenti francez, Emmanuel Macron i kushton marrëdhënieve midis dy vendeve”, thuhet në njoftimin nga zyra e presidentit serb.