Greqi/ Kishin mbjellë 2.600 rrënjë kanabisi, arrestohen dy shqiptarë, tre janë në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 14:53
Më shumë se 2,600 fidanë kanabisi të kultivuara nga një grup shqiptarësh janë zbuluar nga policia greke, gjatë ditëve të fundit në zonën pyjore të Kilkisit, në afërsi të Selanikut.
Gjithashtu janë konfiskuar dy pistoleta dhe një pushkë luftarake.
Nga operacioni i policisë deri më tani janë arrestuar dy shqiptarë, ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim. Policia bën me dije se ka identifikuar tre personat që janë në kërkim.
Të arrestuarit, u dërguan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kilkis dhe ndodhen në paraburgim deri në daljen e vendimit nga gjykata.
