Lazimi: Pushteti ekonomik dhe politik po bëhen njësh. Kapja e shtetit përtej korrupsionit

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, Majlind Lazimi, ekspert i ekonomisë, shprehet se kapja e shtetit është përtej korrupsionit.

Majlind Lazimi: Shikoj që në Shqipëri kemi një fërkim pushtetesh, pushteti ekonomik dhe politik po bëhen njësh. Koncepti i kapjes së shtetit është ushtrimi i një pushteti publik por i udhëhequr nga interesa private  dhe qartazi ligji Special për Teatrin. Koncepti i kapjes ka qenë  një koncept që është kornizuar nga Banka Botërore dhe pikërisht gjithë fenomeni oligarkik që ndodhi pas shembjes së ish-bashkimit Sovjetik, ku ekonomia mbeti në duart e disave.

Ajo çfarë ndodh në Shqipëri është se kemi të pasur që gllabërojnë pasuri. Nëse nuk s’kanë vepra publike apo tendera shumë pak preh tyre mbijetojnë në treg. Besoj se kapja e shtetit është përtej korrupsionit, është kopsitja e dosjeve, ligjeve në mënyrë që gllabërimi i këtyre aspekteve të bëhet në mënyrë ligjore.