Bie në kontakt me rrymën elektrike duke punuar, humb jetën elektriçisti në Gjirokastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2021, 17:58
Një 55-vjeçar në fshatin Nepravishtë, është gjetur i pajetë pasditen e sotme.
Policia bën me dije se viktimai identifikuar si K. P., punonjës i OSHEE ka qenë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.”- njofton policia e Gjirokastrës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
