Covid-19 në Shqipëri/ 2 viktima, 33 raste të reja dhe 131 të shëruar në 24 orët e fundit
Dy viktima dhe 33 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në vendin tonë me Covid-19.
Misnistria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më I lartë I të infektuarcve është regjistruar në Tiranë, me 14 raste në Tiranë duke vijuar me nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (23 Maj 2021)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 57
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,512
Testime totale 698,250
Raste pozitive 132,209
Raste të shëruara 128,732
Raste Aktive 1,033
Humbje jete 2,444
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 575
Korçë 114
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 42
Berat 41
Lezhë 35
Gjirokastër 35
Fier 23
Kukës 14
Durrës 12
Dibër 1
