Kurti për takimin e qershorit: Me Vuçiç do të diskutojmë për kapitullin e ri të dialogut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që dialogu me Serbinë do të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve. Kurti deklaroi pas darkës me liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor se ai do takojë presidentin Vuçiç të Serbisë, në muajin qershor.
Kosova dhe Serbia pritet të rikthehen në tryezat e dialogut në mesin e qershorit, për të diskutuar mënyrën se si do të avancojë procesi.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se në takimin e parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, do të kërkojë një dialog parimor, ku palët të jenë të barabarta.
Temat e sakta do i konsultojë paraprakisht me kryetarët e partive opozitare.
Kurti: E ka thënë edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke. Pra, as Serbia s’e njeh Kosovën, por as Kosova s’e njeh Serbinë dhe njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në Ballkan.
Kurti ishte i ftuar të martën mbrëma në Bruksel nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Xhozep Borel, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhei, së bashku me gjithë liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Në takimin informal u fol për strategjitë për të përparuar reformat që i duhen vendeve për t'u integruar në familjen europiane dhe për të adresuar sfidat globale siç është pandemia.
Kurti tha se demokratizimi, forcimit i rendit ligjor dhe ballafaqimi me të kaluarën janë tri elementeve të cilat mund ta shpejtonin integrimin e Ballkanit në BE.
Kurti: Edhe më tej në Ballkanin Perëndimor, siç e dini, kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes të cilët dominojnë me institucionet dhe partitë politike. Kjo duhet të marrë fund dhe në këtë mënyrë besoj që do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë brenda Ballkanit Perëndimor e më shumë besim në të ardhmen, dhe për një bashkëpunim i cili është afatgjatë dhe i drejtë.
Zjarr në varrezën e makinave në rrugën e “Dajtit"
18 Maj, 23:19
Darkës joformale në Bruksel iu bashkuan kryeministri Edi Rama, homologët serbë e maqedonas, Ana Bërnabiç dhe Zoran Zaev, dhe presidentët e Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, Milo Gjukanoviç e Milorad Dodik.



