Strakosha mund të luajë në Premier League, e kërkon Southampton

Që ishte një sezon për t’u harruar për Thomas Strakoshën, nuk ka asnjë diskutim por portiere shqiptar është një aset i kombëtares dhe e ardhmja e tij mund të jetë Premier League. Portieri shqiptar këtë vit mes dëmtimeve, koronavirusit dhe rivalitetit me Pepe Reinan ka luajtur vetëm 9 ndeshje me Lazion ose të përkthyera ndryshe janë 810 minuta lojë.

Një zhgënjim total për gardianin kuqezi por që për të nuk mundojnë admiruesit si në Itali ashtu edhe në Premier League. Në një intervistë muajt e kaluar e pranoi se ëndrra e tij është të luajë në kampionatin anglez dhe konkretisht është Southampton që ka shfaqur interes teksa e ka monitoruar në ato pak ndeshje që ka luajtur këtë sezon.

Klubi anglez beson te aftësitë e 26-vjeçarit dhe mund të nisë një tratativë me bardhekaltërit pasi i nevojitet një portier sezonin e ardhshëm dhe duke qenë se Strakosha ka vetëm një vit kontratë të mbetur, te Lazio janë të detyruar ta shesin në verë.

Gjithsesi është edhe alternativa tjetër, Bologna për portierin shqiptar i cili mund të bëhet pasuesi i Skorupskit por ekipi italian nuk ka buxhet të mjaftueshëm aq sa Southampton duke qenë se Strakosha vlerësohet nga transfermakt 18 mln Euro. Prioriteti për të ardhmen e tij është sigurisht Premier League ndërsa plani B do të ishte një tjetër ekip në Serinë A për të treguar sërish vlerat e tij mes portës.