Gjokutaj: Në 2009-tën Sekretari i Shtetit e lavdëronte Berishën, SHBA i druhet një bojkoti të PD-së

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se në vitin 2009 Sekretari i Shtetit, e ka lavdëruar Berishën për punën e tij.

Ai shtoi se ky vendim vjen si një lëvizje e SHBA para qëndrimit të PD për zgjedhjet, sepse SHBA i druhet një bojkoti të dytë të opozitës. 

Gjokutaj: Për herë të parë ngjarje e këtyre përmasave në Shqipëri. Berisha, një nga dominantët e politikës shqiptare. Jemi shumë herët për të thënë në mënyrë të saktë shkaqet që e kanë çuar DASH në marrjen e këtij vendimi.

Në 2009 po ky person, Sekretari i Shtetit, e ka lavdëruar Berishën për punën e tij. Është një masë që përfshin gjithë familjen. Vendimi një lëvizje e SHBA para qëndrimit të PD për zgjedhjet, SHBA i druhet një bojkoti të dytë të opozitës.  Marrëdhëniet e Berishës me Amerikën kanë qenë me ulje-ngritje.