Zgjedhjet/ Kim: Ka persona që përbëjnë shqetësim që u futën në lista
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë të partive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
E ftuar në emisionin “Opinion”, shprehet se partitë politike, shin pjesërisht dakord që në lista të futeshin persona të përfshirë në çështje kriminale.
Më tej shton se disa persona janë futur në zgjedhjet parlamentare në mënyrë të mistershme, dhe sipas saj kjo përbën shqetësim Pjesë nga intervista.
Blendi Fevziu: Ambasadore, përpara zgjedhjeve, ju i kërkuat partive të mos kandidonin persona me rekorde kriminale në zgjedhje. A mendoni se e pranuan këshillën tuaj?
Ambasadorja Kim: Mendoj se e pranuan pjesërisht.
Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë pjesërisht?
Ambasadorja Kim: Mendoj se listat e kandidatëve këtë vit, në përgjithësi, ishin më të mira se vitet e kaluara, në kuptimin që…
Blendi Fevziu: Shumë më të mira …
Ambasadorja Kim: …Jam dakord… Mendoj se disa nga kriminelët më të dukshëm nuk u vendosën në listë ose u hoqën para se listat të bëheshin përfundimtare. Nga ana tjetër, ka persona të tjerë që përbëjnë shqetësim, që u futën në lista, për arsye të ndryshme që për mua mbeten mister.
Por di që udhëheqësit e partive kanë një përgjegjësi për të qenë të vërtetë dhe seriozë lidhur me largimin e kriminelëve dhe moslejimin e kriminelëve që të përfaqësojnë partitë e tyre dhe që të ulen në parlament. Ndaj, mendoj se është me shumë rëndësi dhe diçka shumë e mirë që një person i përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion domethënës nuk është më në parlament. Kjo është gjëja e duhur dhe ky është drejtimi i duhur.