Video/ Aksident në dalje të qytetit të Pogradecit, automjeti përplas motorin, plagoset drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2021, 20:39
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit, afër një pike karburanti.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motorr e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Ora News, ka siguruar dhe pamjet e akisdentit.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

