Mbytet anija me migrantë në Mesdhe, 50 persona të zhdukur

Të paktën 50 migrantë thuhet se janë zhdukur pasi një anije u mbyt në Mesdhe.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Migracionit, Flavio Di Giacomo,  shpjegoi  se anija ishte nisur nga Zëara, Libi të dielën.

Sipas IOM, megjithatë, 33 njerëz mbijetuan, të gjithë me origjinë nga Bangladeshi.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes Mohamed Zekri shtoi se 33 personat që mbijetuan u shpëtuan nga punëtorët e platformave të naftës.

Anija, shpjegoi ai, u mbyt në brigjet e Sfax, ku anijet e marinës u dërguan për të kërkuar njerëzit e zhdukur, raporton TgCom.