Harry Kane kërkon largimin, “tërbohet” Tottenham

Një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit është komunikimi që Harry Kane i ka bërë drejtuesve të Tottenham për t’u larguar në fund të sezonit aktual nga Spursat.

Bomberi anglez e konsideron të mbyllur ciklin me klubin londinez ku në kaq vite nuk arriti asnjëherë të fitonte një trofe të rëndësishëm.

Lajmi për kërkesën e Kane për t’u larguar duket se ka nervozuar së tepërmi drejtuesit të cilët nuk e prisnin kohën e këtij pretendimi nga lojtari kryesor i Tottenham madje prisnin një sjellje ndryshe kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i Premier League.

Spursat janë të përqëndruar në objektivin për të arritur Europa League me trajnerin e përkohshëm, Mason dhe një lajm i tillë sigurisht që shqetëson skuadrën.

Mësohet se Tottenham ka nxjerrë një komunikatë ku thuhet se “Fokusi i skuadrës është që të mbyllet sezoni në mënyrë më të mirë ndaj çdo lojtar duhet tëpërqëndrohet vetëm aty”.

Harry Kane do të mbushë 28 vjeç në Korrik dhe mendon se tani duhet të luajë në një klub të madh që i jep trofe por problem është kontrata e gjatë që ka me klubin deri në vitin 2024 dhe për ta lënë të lirë, presidenti Levy kërkon plot 150 mln Paund.