Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, pushohen hetimet për Albulena Haxhiun dhe 3 zyrtarët e tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka pushuar hetimet për armëmbajtje pa leje, për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Haxhiu që akuzoheshin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Ata janë liruar nga akuzat në mungesë të provave.
Sipas aktakuzës së ngritur me 8 prill 2016, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.
Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

