Prekëse! 10-vjeçarja nga Palestina përlot botën: Pse na urreni, çfarë ju kemi bërë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2021, 16:05
Që prej më shumë se një jave konflikti mes izraelit dhe Palestinës ka qenë në fokus të mediave, jo vetëm vendase por edhe ndërkombëtare.
Si pasojë e luftës në Palestinë, të paktën 212 persona janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 35 gra dhe mbi 1.300 persona të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë së fundmi një video e një 10-vjeçarja nga Palestina po bën xhiron e botës.
Nadine Abdel Taif, ka rrënqethur botën me fjalët e saj, ku shprehet: Çfarë prisni prej meje? Ta rregulloj? Jam vetëm 10 vjeç. Pse, ne e meritojmë këtë gjë? Çfarë kemi bërë ne? Mami më tha se ata na urrejnë.
Ajo shfaqet duke qarë në video, ndërsa përreth saj, shihet se çdo gjë është shkatërruar.