Covid-19 në Kosovë/ 2 viktima dhe 71 raste të reja në 24 orët e fundit
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima dhe 71 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Ferizaj 5 raste, Istog 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Klinë 2 raste, Podujevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Kamenicë, Lipjan, Prizren, Rahovec dhe Suharekë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061.
Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.

