Osmani ia ‘plas’ në sy Vuçiç: Detyrë morale e imja të flas për krimet e Millosheviçit, autorët të dalin para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka qenë e pranishme është shprehur se Serbia duhet të çojë para drejtësisë, autorët e krimeve të luftës në Kosovë.
Presidentja Osmani ka theksuar se është e nevojshme pranimi i së vërtetës për atë që ka ndodhur në rajon, teksa shtuar se është detyrë morale dhe njerëzore e saj të flasë për krimet e Millosheviçit, në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, ka theksuar se nuk mund të kalohet në kapitujt vijues përpara se të lexohen dhe kuptohen plotësisht kapitujt e mëparshëm.
“Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat. Dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa hekurave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviçit. Përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë.
Albin Kurti në Bruksel, darkë jo formale me palën serbe
17 Maj, 15:15
Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”,
Sipas Osmanit, në vend të përgjegjësisë po ndodh mohimi historik i asaj që ndodhi gjatë viteve të 90-ta në rajon.


