Jo vetëm luftë po edhe protesta/ Plagosen mbi 90 persona, policia përdor gaz lotsjellës për protestuesit

Jo vetëm luftë por edhe protesta në Palestinë. Mediat e huaja bëjnë me dije se 97 palestinezë janë plagosur gjatë përplasjes me forcat izraelite në kufirin mes dy vendeve, pas protestave të dhunshme.

Sipas  Ministrisë së Shëndetësisë në Palestinë, disa janë plagosur me plumba, ndërkohë kundrejt disa të tjerve është hedhur gazlotsjellës.

Ndërkohë nga ana tjetër tre persona në Izrael, janë arrestuar në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit ku policia izraelite përdori plumba, granata dhe ujë të për të shpërndarë protestuesit.

Po ashtu, policia izraelite thotë se dy punëtorë tajlandezë brenda Izraelit janë vrarë në një grevë të nisur nga Rripi i Gazës. Shtatë të tjerë u plagosën në sulmin e pasdites që goditi një fabrikë paketimi në Izraelin jugor

Ditën e sotme palestinezët mbajtën protesta në shumë qytete si Nablus dhe Hebron.

Aktualisht në Gaza janë 212 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit. Mes tyre janë 61 fëmijë dhe Mbi 1,300 persona të plagosur.