Lidera e Ballkanit Perëndimor: Drejtësi për të zhdukurit gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi

Liderat e Ballkanit Perëndimor pas takimit të samitit të Brdo-Brijunit, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me të zhdukurit gjatë konfliktit të ish-Jugosllavisë.

Deklarata në dy faqe ëhstë publikuar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Në deklaratë thuhet se me anëtarësinë në Bashkimin Europian, kufijtë në mes shteteve anëtare bëhen më pak domethënës.

“Ne, liderët e Procesit të Brdo-Brijun po avokojmë për vizionin e përbashkët strategjik të Europës, si e tërë, e lirë dhe në paqe. Ne nënvizuam zotimet për paqe dhe stabilitet, përfshirë marrëdhëniet e mira të fqinjësisë. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe unifikimi i Europës nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Me anëtarësinë e Bashkimit Europian, kufijtë në mes shteteve anëtare bëhen më pak domethënës, që sigurojnë hapësirë për bashkëjetesë të pluralitetit të identiteteve kombëtare.”

Po ashtu, theksohet se ëhstë një domosdoshmëri për të dhënë llogari për të zhdukurit gjatë konfliktit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit.

“Ne edhe një herë e pranojmë domosdoshmërinë për të dhënë llogari për të zhdukurit gjatë konfliktit në territorin e ish-Jugosllavisë dhe përsërisim nevojën për të hetuar rrethanat e zhdukjes së tyre dhe të sillen përgjegjësit para drejtësisë, me qëllimin që të kontribuohet deri te pajtimi i përhershëm, paqja dhe stabiliteti”.