Ndalohen 3 persona pas konfiskimit të kokainës në Lipjan, publikohen pamjet

Tre persona janë arrestuar deri më tani për ngarkesën me kokainë, që është kapur ditën e sotme në Lipjanë të Kosovës, raportojnë mediat kosovare.
Ndërkohë detajet e operacionit priten të jepen më vonë, tha Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha, ka publikuar edhe foto të magazinës ku mendohet se është sekuestruar sasia e madhe e kokainë.

Më lidhje me sekuestrimin kokainës ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve.
Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë”.
“Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre
Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pa kompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”.
Në këtë aksion policor kanë qenë të përfshira Policia e Kosovës, e Shqipërisë dhe ajo e Italisë, ndërkohë ende nuk dihet se sa është sasia e saktë e drogës së sekuestruar.