Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, Policia arreston një gjeorgjian, krijohet profili i autorëve

 

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për të zbardhur krimin e rëndë që tronditi Greqinë, ku mbeti e vdekur një 20-vjeçare.

Bashkëshortit të viktimës, një 32-vjeçar, është mundur të kujtojë fytyrat e personave që morën pjesë atë mbrëmje në grabitjen e shtëpisë, e që mbytën gruan e tij, në sy të foshnjës së tyre 11-muajshe.

Ai ka rrëfyer se njëri prej grabitësve ishte diku tek 30 vjeç, 1.72 i gjatë, i shëndoshë dhe me ngjyrë.

Ndërkohë, mediat greke bëjnë me dije ai i ka treguar autoriteteve çdo detaj, ngjyrën e syve si dhe tipare të tjera që përputhen me autorin e mundshëm.

Policia greke ka arrestuar një person nga Gjeorgjia në Evros në përpjekjen e tij për të ikur nga Greqia, çka mund të jetë një indicie për të hedhur dritë mbi vrasjen gjakftohtë të 20-vjeçares.

Mësohet se nga analiza e ADN-së, i arrestuari mund të jetë një nga pesë autorët e grabitjes më 7 mars, në një shtëpi në Pikermi ku lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin shtëpiak.

Policia ka identifikuar ngjashmëritë midis dy incidenteve, në Glyka Nera dhe Pikermi, dhe duke përqendruar interesin e tyre në arsyen pse gjeorgjiani i ndaluar nxitoi të ikte në vendin në 24 orët e fundit.

Autorët e ngjarjes së rënë kanë marrë gjurmë të ndryshme në ambientet e shtëpisë ku ka ndodhur krimi, si dhe në fytyrën e 20-vjeçares, të cilës, njëri prej autorëve ia ka prekur teksa tentonte ta mbyste.

Të dhënat sipas tyre janë dërguar në laboratorët më të mirë të zonës dhe priten përgjigje më të detajuara.

Sipas të dhënave të publikuara ka ngjashmëri gjurmimi për 30 persona, të skeduar edhe më parë nga policia.