Reformat në Kosovë dhe dialogu me Serbinë, Kurti bisedon sot me Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të zhvillojë pasditen e sotme një videokonferencë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, bëri të ditur se biseda do të përqendrohet shumë fort në kursin e reformave në Kosovë.

Më tej bashkëbiseduesit do të diskutojnë për procesin e afrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Kosovës dhe Serbisë.