Ekzekutimi në Shkodër/ Dy të ndaluar për vrasjen e Endri Mustafës
Burimet nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se dy persona janë ndaluar për vrasjen e Endri Mustafës. Trupi i 32 vjeçarit u gjet i vrarë, mëngjesin e 17 majit 2021 në zonën e Livadheve në Lagjen Guerrile pranë brigjeve të liqenit.
Burimet bëjnë me dije se dy personat ose kanë dijeni ose janë përfshirë në krimin e rëndë.
Policia e Shkodrës është vënë në lëvizje për zbardhjen e autorëve të ekzekutimit me 6 plumba të Mustafës, i cili rezultonte 3 ditë i zhdukur dhe gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar 8 persona.
Ata dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen e rëndë dhe pas disa orësh janë ndaluar dyprej tyre. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të ndaluarve por mësohet se ndaj tyre janë kryer veprimet proceduriale dhe janë ndaluar si të përfshirë në vrasjen e rëndë që tronditi Shkodrën në fillim të kësaj jave.
