Peshkaqeni sulmon për vdekje 50 vjeçarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2021, 13:59
Një burrë është vrarë si rrjedhojë e një sulmi vdekjeprurës nga peshkaqeni, teksa po bënte surf, në bregdetin e Australisë.
Besohet se viktima është 50 vjeç. Ai kishte qenë duke bërë surf momentin kur u sulmua nga peshkaqeni.
Reuters raporton se ky incident besohet të jetë sulmi i parë nga peshkaqenët në Australi për këtë vit, dhe se tetë njerëz janë vrarë nga peshkaqenët në Australi vitin e kaluar.
