Ivanishvilli: Marrëdhëniet diplomatike Rusi-Gjeorgji në ?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2012, 22:39
Kryeministri i ri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvilli tha se ai nuk do t’i rikthejë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë deri kur Moska ta ndryshojë vendimin e saj për pranimin e pavarëisë së dy rajoneve separatiste gjeorgjiane.Moska ka vendosur me mijëra trupa në rajonet e Abkazisë dhe Osetisë së Jugut, që nga koha kur pranoi pavarësinë e këtyre dy vendeve, pas luftës së shkrutër ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008.Gjatë një konference për media në Tbilisi, Ivanishvilli tha se sa i përket marrëdhënieve diplomatike me Rusinë, ato nuk pritet të rikthehen shpejt.Sipas tij, një shkëmbim tregëtar dhe kulturor me Rusinë mund të konsiderohet si një qëllim më real.