Abramovich shpërblen Tuchel me superbuxhet për merkaton
Thomas Tuchel ka merita të jashtëzakonshme këtë sezon duke ngritur një skuadër që ishte pothuajse jashtë çdo objektivi në dhjetorin e kaluar.
Trajneri gjerman po udhëheq skuadrën drejt dy trofeve teksa do të luajë finalen e FA Cup ndaj Leicester dhe në fund të Majit atë ndaj Man. City në Champions League.
Presidenti Abramovich ka mbetur i impresionuar me ecurinë e skuadrës dhe punën e mire të trajnerit ndaj ka gati një shpërblim të madh për merkaton e ardhshme.
Edhe pse vitin e kaluar shpenzoi jo pak por mbi 250 mln Euro për të sjellë emra të mëdhenj e të talentuar, tani për Tuchel do të vërë në dispozicion 150 mln paund ose mbi 170 mln Euro për merkaton.
E gjithë kjo përpjekje dhe sakrificë ekonomike që po bën manjati rus është që të thyej hegjemoninë e Man. City apo të Liverpool që këto vite kanë fituar titullin kampion në Premier League.
Me një buxhet të tillë, Tuchel do të synojë një bomber për skuadrën dhe me shumë gjasa do të vijë njëri mes Erling Haaland dhe Romelu Lukakut. Ky i fundit duket tepër i lidhur me Interin pas titullit të fituar dhe vetëm nëse zikaltërit do ta sakrifikonin për financat e klubit mund të ndodhë që të nisin bisedimet teksa ndryshe duket situate e Haaland. Bomberi norvegjez përmbush atë që kërkon Chelsea, lojtar goli dhe i ri në moshë dhe me një ofertë prej 140 mln Euro, ai mund të kalojë pa asnjë problem në Londër.
