Kapen me 30 mijë euro drogë, arrestohen dy shqiptarët në Itali, si ranë në kurthin e policisë

Dy shqiptarë një 20 vjeçar dhe një 25 vjeçar, janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se për trafikim të lëndëve narkotike. Ata janë kapur në flagrëncë, ndërkohë që është zbuluar se ata kishin krijuar bazën logjistike në një dhomë hoteli në Fossato di Vico.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se gjatë një shërbimi të koordinuar që synonte kontrollimin e trafikut rrugor dhe parandalimin e krimit, policia ndaloi një Fiat 500, brenda të cilit ishte shqiptari i cili kishte hyrë në Itali me një vizë turistike. Autoritetet ngritën dyshimet pasi makina me të cilën ai po ecte ishte marrë me qira.

Djali iu nënshtrua një kontrolli, i cili bëri të mundur gjetjen e shumës prej 265 eurosh në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe dy çelësat e dhomave të hotelit.

Ndërkohë policia bëri edhe një kontroll në hotel ku gjetën 10 pako kokainë, 2 peshore precize, një makinë vakum dhe shuma prej 1,400 euro. 

Ndërkohë teksa policia po kryente kontrolle në dhomën e hotelit, ka mbërritur edhe  20-vjeçari shqiptar të cilët iu gjetën 1,100 euro të cilat sipas mediave janë të ardhura nga trafikimi i drogës. Substanca e gjetur, ekuivalente me 1100 doza, në treg do të kishte kapur vlerën prej 30,000 euro.

Të dy shqiptarët tashmë ndodhen para drejtësisë, ku dhe do të marrin dënimin nga Gjykata.