U shkatërrua gjatë komunizimit, kisha në Mirditë rindërtohet nga emigrantët
Gjatë regjimit komunist, kur Zoti u ndalua me ligj, Kishën e Shël Buemit në Lëkundë të Mirditës e shkatërruan deri në themel por objekti i kultit është ringritur më e fortë dhe më e bukur.
Pas 7 dekadave heshtje, aty u mbajt mesha e parë, në ditën e festës së Shëlbuemit, që përkoi edhe me festën e Fiter Bajramit.
Rikthimi i kishës në identitet u mundësua me kontributin e djemve emigrantë të familjes së Nikoll Bushkolës
"Vendosën të bënin diçka. Kush shumë dhe kush më pak. Unë kam 10 fëmijë jashtë vendit."
Ipeshkvi i Rrëshenit Gjergj Meta, i pranishëm në ceremoni tha se Kisha me vlera të jashtëzakonshme historike dhe ky vend, duhet të kthehet në një pike pelegrinazhi dhe një atraksion turistik.
"Mund të kthehet në një pikë referimi, të paktën një herë ose dy herë në vit për mbledhjen e të gjithë banorëve që janë shpërngulur nga këtu por që mund të vinë. Mund të jetë dhe një pikë atraksioni për turistët"
Emocion i veçantë për besimtarët e banorët e zonës.
"Ky është në mes të pyllit dhe njerëzit duhet të ecin një orë në këmbë për të ardhur në kishë"
Kisha e Shëlbuemit daton që në vitin 1830.
Ky objekt kultin poshtë Majës së Shëlbumit, nga ana perëndimore e rrugës që të çon për në Kurbnesh, ndërsa aty ndodhen dhe varret e vjetra të lëkundës.
Breshëri në Shkodër dëmtoi mbi 350 ha tokë me të mbjella
14 Maj, 14:05


