Plagosin dhe plaçkitin 60-vjeçarin, arrestohen 5 persona në Greqi, mes tyre dhe shqiptari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2021, 17:47
Katër grekë dhe një shqiptar janë arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi kanë plagosur dhe plaçkitur një 60-vjeçar.
Mediat greke, bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, në sheshin Nea Smyrni.
Si përfundoi ngjarja në sherr?
Mediat greke raportojnë se grupi i të rinjve, të cilët po argëtoheshin në shesh, sulmuan 60-vjeçarin, i cili u bëri vërejtje ku dhe i ka kërcënuar se do të thërriste policinë. Në këtë moment të rinjtë nuk e kanë goditur me thikë të moshuarin, ku dhe më pas e kanë plaçkitur.
Mësohet se i moshuari u transportua menjëherë në spital dhe për fat të mirë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sakaq policia ka shkuar në vendngjarje për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe ka kontrolluar kamerat e sigurisë.

