Forumi i 6-të i Strategjisë Europiane të Rajonit Adriatiko-Jonian, ndahen çmimet e ekselencës dhe të rinjve
Dita e dytë e Forumit të 6-të të Strategjisë Europiane të Rajonit Adriatiko-Jonian iu dedikua të rinjve dhe çmimit të ekselencës.
Studentët më të mirë të shkollave të mesme dhe universiteteve nga rajoni u vlerësuan për idetë e tyre inovatore sipërmarrëse.
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe dhe eksperti kryesor slloven për çështjen e ndryshimit të klimës, Luçka Kajfezh Bogataj, si dhe Ambasadori i Paktit të Klimës në BE, gazetari i të përditshmes Delo, Boshtjan Videshmek, shprehën vlerësime për të rinjtë dhe nismat e tyre guximtare duke bërë thirrje gjithashtu për ndryshimin e stileve të jetës dhe ngritjen e institucioneve të reja që do të jenë në gjendje të përballen me sfidat bashkëkohore.
Ndërkaq Konkursi YOUNG POPRI i organizuar nga Parku teknologjik bregdetar, i cili kishte për qëllim gjetjen e ideve më inovatore sipërmarrëse mes studentëve të shkollave të mesme dhe universitare nga nëntë vendet e rajonit të EUSAIR, nxorri idetë më të mira dhe më kreative që u vlerësuan më pas në ceremoninë e mbylljes së Forumit të 6-të.
Fituesit e dy çmimeve të para morën çmimin e pjesëmarrjes në një seminar online 14-ditor të organizuar nga kompania M Accelerator me bazë në Kaliforni.
Ekipet e para fituese janë nga Sllovenia, VISUS mes studentëve të shkollës së mesme dhe Magnet Strap Winder mes studentëve të universitetit. Ekipet që morën vendin e tretë dhe të katërt , Leaflife nga Italia dhe VAH nga Serbia mes shkollave të mesme, dhe Vocaka nga Mali i Zi dhe Eklinika nga Bosnia dhe Hercegovina mes universiteteve, si shpërblim do të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në konferencën PODIM Start Up në Maribor.
Ndërsa ambasadorët e nderit të strategjisë makro-rajonale u vlerësuan me çmimin “Mulliri i Përsosmërisë.”
Çmimi i ekselencës iu dha Mirjana Çagalj nga Kroacia, Gerofe Alexakis nga Greqia, Rosella Rusca nga Italia, Milena Krasic nga Mali i Zi, si dhe Bojana Cipot dhe Emilija Kastelic nga Sllovenia.
Dhurata simbolike
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka theksoi se qeveria shqiptare do vazhdojë praktikën e mirë të presidencës sllovene e cila i kushtoi vëmendje të veçantë çështjes së të rinjve.
Shqipëria do jetë vendi i katërt që e ruan dhuratën simbolike të këtij forumi, Një lule prej guri, skulpturë e Crocus Vernus dhe një lule malore ngjyrë vjollcë, tipike e zonës së Durmitorit në Mal të Zi në brendësi të Adriatiku. Kjo u dhurua nga Mali i Zi gjatë dorëzimit të presidences së EUSAIR dy vjet më parë.
Dorëzimi zyrtar i mandatit të presidencës së Shqipërisë u bë tek Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi.
Komisionerja e BE-së për Reformën dhe Kohezionin, Elisa Ferreira e cila shpalli zyrtarisht të hapur Forumin e 6-të të EUSAIR theksoi se “qytetarët e vendeve të EUSAIR jo vetëm që ndajnë detin, por ndajnë edhe të ardhmen e përbashkët.”